Flash

Solskjaer 'stërkëmbësh' Juventus e Real Madrid: “Pogba dëshiron të fitojë, uroj këtu”

Lapsi.al 24 December 2020
Solskjaer 'stërkëmbësh' Juventus e Real Madrid:

E ardhmja e Paul Pogba tek Manchester United është në dyshim. Kontrata e francezit me Red Devils skadon në 2022 sepse United ka ushtruar opsionin e shtyrjes me një vit, por prej muajsh tashmë flitet për një lamtumirë të mundshme të mesfushorit. Ai që i hedh benzinë zjarrit, si zakonisht është menaxheri Mino Raiola (“Të shohim cfarë do të ndodhë në verë”). Loja për të marrë Pogba ka nisur dhe Juventus është gati të bëjë gjithcka për të rikthyer në Torino francezin, por Solskjaer nuk ka ndërmend të lëshojë e po përpiqet ta bindë: “Shpresoj që të fitojë këtu e që Paul të mund të qendrojë” ka thënë tekniku i Red Devils në një intervistë për mikrofonët e ESPN.

“Nëse kam shpresë që Pogba të dojë të bëjë pjesë në projektin United në të ardhmen? Këtu tek Manchester United kërkohen gjithnjë trofe. Sa më shumë trofe fitojmë, më shumë lojtarë do të duan të luajnë për ne këtu e pastaj duhet ngritur steka – ka shpjeguar Solskjaer - Pogba dëshiron këtë. Paul ëhstë këtu prej ca kohësh e natyrisht kërkon të fitojë dicka. Shpresoj ta bëjë. Ka një sjellje shumë, shumë pozitive në stërvitje. Adhuron futbollin, është ambicjoz, dëshiron suksesin më shumë se kushdo në skuadër. Na takon ne të fitojmë trofetë e kjo mund ta bëjë të qendrojë”.

Fjalë që mund të komplikojnë planet e Juventus, që sipas asaj që bën të ditur ESPN ndonjë ditë më parë, është gati të ofrojë Dybala e Bernardeschi për të arritur tek francezi, por ashtu si tha Raiola “të shohim cfarë do të ndodhë në verë”.

Të këshilluara

Vllaznia, 180 minuta larg titullit të parë

Pas 10 javësh e me dy ndeshje për të mbyllur vitin 2020 në Shkodër askush nuk e kishte menduar se Vllaznia do të ishte në këto pozita: vendi i parë me 22 pikë, ...

16:02

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI