Flash

"Nëse duhet, do t'i japim një goditje në prapanicë": Rummenigge e kritikon, Sane shpërndan ushqim e dhurata për të varfërit

Lapsi.al 24 December 2020
"Nëse duhet, do t'i japim një goditje në

Një vit i vështirë, i mbyllur me një gjest solidariteti të madh. Viti 2020 i Leroy Sané nuk ishte pozitiv. Për shkak të këputjes së kruciatit të pësuar në gusht 2019 deri në shtator ai luajti vetëm 11 minuta me City. Me kalimin tek Bayern Munchen për 49 milion euro, ai më në fund ka qenë në gjendje të luajë me vazhdimësi (16 paraqitje këtë sezon), por ka një problem sepse nuk po arrin ti driblojë kundërshtarët e tij në fushë dhe, për pasojë, kritikat janë të shumta: në ndeshjen e fundit të kampionatit, kundër Leverkusen, hyri në vendin e Comanit të dëmtuar dhe u largua pas vetëm 36 minutash.

Rummenigge, administratori i deleguar i Bayern, ka qenë mjaft i qartë ditët e fundit: "Zoti i ka dhënë talent të madh," tha ai. "Por unë mendoj se ai ende nuk e ka përvetësuar gjenin e Bayern. Ne kemi bërë gjithçka për ta marrë. Stimulojmë çdo lojtar, por gjithashtu edhe pretendojmë. Ai duhet ta kuptojë këtë, skuadra do ta ndihmojë. Ai duhet të përshtatë karakterin e tij me Bayernin. Këtu gjithçka falet, por lojtarët duhet të japin përshtypjen se bëjnë gjithçka për të lënë fushën si fitues. Duhet ta mësojë këtë gjë. Mendoj se mund të ketë një të ardhme të shkëlqyeshme në Bayern, jemi të gatshëm ta ndihmojmë dhe stimulojmë, por ai gjithashtu duhet të ketë ambicje për të arritur kufijtë e tij. Nëse do të jetë e nevojshme, ne gjithashtu do t'i japim atij një goditje në prapanicë. Për Krishtlindje, megjithatë, Leroy lë polemikat pas dhe mendon për të pastrehët.

Anësori i Bayern ka vendosur të organizojë dhe financojë në tre qytetet ku ai jeton ose ka jetuar (domethënë Gelsenkirchen, Manchester dhe Mynih) furgona të ndryshëm, përmes të cilave ushqimi dhe pijet e nxehta do t'u shpërndahen të pastrehëve. Programi i nismës, që parashikon gjithashtu që të pastrehëve t'u jepen disa dhurata e që do të zgjasë disa javë, u hartua në fillim të vjeshtës, kur numrat e lidhur me infeksionin Coronavirus filluan të rriteshin përsëri. Dhe 2020-a e Sané-s, sado e ndërlikuar, përfundon me një gjest solidariteti të madh ndaj të tjerëve.

Të këshilluara

Vllaznia, 180 minuta larg titullit të parë

Pas 10 javësh e me dy ndeshje për të mbyllur vitin 2020 në Shkodër askush nuk e kishte menduar se Vllaznia do të ishte në këto pozita: vendi i parë me 22 pikë, ...

16:02

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI