Flash

Inter i mbyll derën Barcelonës, Lautaro i paprekshëm: "Është mirë ku është"

Lapsi.al 26 December 2020
Inter i mbyll derën Barcelonës, Lautaro i paprekshëm:

Dhuratën e Krishtlindjes, vetes e tifozëve të Inter, ia bëri duke u kthyer me gol në Verona. Tani, nëse dëshiron, Lautaro mund të shtojë një dhuratë të dytë: rinovimin e kontratës. Zikaltrit janë duke punuar për të zbrazur organikën (Eriksen, Nainggolan, Vecino, ndoshta Pinamonti, bashkë me Perisic) e për të peshkuar emrat e duhur për të vrapuar drejt titullit kampion (Paredes, De Paul, Gomez, Gervinho). E ndërkohë, që shohin me kujdes merkaton, Marotta e Ausilio janë duke hedhur ditë pas dite bazat për të blinduar qendërsulmuesin argjentinas. Në mënyrë indirekte, por jo shumë, e konfirmoi edhe Beto Yaqué, menaxheri i Lautaros, në një intervistë të dhënë për të përditshmen argjentinase Olè: "Lautaro ka edhe tre vjert kontratë. Kush kërkon ta marrë duhet të akordohet me Inter, por aty ai është i qetë, i lumtur. Luan e rritet".

"Interesimi i Barcelonës? Jo, është mirë atu ku është" ka theksuar Yaqué. "Natyrisht po rritet duke mësuar. Ëshjtë një djalosh me potencial të jashtëzakonshëm, pa limite, që mund të bëhet një lojtar elite. Sot e vërteta është se, gjëja më e rëndësishme, është mësuar me shpejtësi me futbollin europian. Mbërriti dhe nisi të luajë gati automatikisht. E kur futej shënonte. Kështu, njerëzit mundën të admirojnë aftësitë e tij. Për atë që tregon në fushë i ka bërë njerëzit të afeksionohen pas tij e kjo është dicka e mirë sepse kështu u mundua të vazhdojë të tregojë sa vlen".

Të këshilluara

Vllaznia, 180 minuta larg titullit të parë

Pas 10 javësh e me dy ndeshje për të mbyllur vitin 2020 në Shkodër askush nuk e kishte menduar se Vllaznia do të ishte në këto pozita: vendi i parë me 22 pikë, ...

16:02

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI