Flash

Video/ Buffon i shkruan Messit: “Faleminderit për birrën, po e marr si kompliment”

Lapsi.al 26 December 2020
Video/ Buffon i shkruan Messit: “Faleminderit për birrën, po e
Pasi Lionel Messi theu rekordin e Pelè, Budëeiser, marka e famshme e birrës amerikane, ka njoftuar se i ka dërguar të gjithë portierëve të mundur në karrierë nga Pleshti (janë 160) një shishe të personalizuar me firmën e Messi e golin referues. Ai që ka marrë më shumë ishte Diego Alves, që në 17 ndeshje kundër Messi ka pësuar 21 gola e kështu që do të marrë po aq birra, ndërsa dy shishe kanë shkuar për portierin e Juventus Buffon. Veterani i bardhezinjve është përgjigjur me ironi ndaj argjentinasit dhe kompanisë amerikane përmes profilit të tij në Instagram: “Bud... faleminderit për birrat. Po e marr si një kompliment. Kemi luftuar beteja të mëdha gjatë viteve! Përgëzime për thyerjen e rekordit të 644 golave me një fanellë të vetme Messi! Është vërtetë një rezultat i pabesueshëm".

Të këshilluara

Vllaznia, 180 minuta larg titullit të parë

Pas 10 javësh e me dy ndeshje për të mbyllur vitin 2020 në Shkodër askush nuk e kishte menduar se Vllaznia do të ishte në këto pozita: vendi i parë me 22 pikë, ...

16:02

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI