E ndërkohë, rikthimi në fushë i Ibrahimovic mbetet për tu mësuar, por objektivi i suedezit është i qartë: të jetë në sfidën e 6 janarit kundër Juventus. Një ndeshje që me shumë mundësi do të thotë shumë për titullin kampion. Në rast suksesi të kuqezinjve, në fakt, skuadra e Pirlos mund të quhet jashtë luftës për titullin e 10 radhazi, ndërsa nëse CR7 e të tjerët do të triumfojnë në San Siro, atëherë lojërat do të hapeshin. Për këtë arsye, Ibra nuk do të mungojë. Të siguritë, megjithatë, nuk ka ende asgjë, sepse dëmtimi muskular i pësuar në kofshën e djathtë është serioz dhe nuk duhen nxituar kohët e rikuperimit. Vështirë se do të jetë në dispozicion të Piolit për rinisjen e kampionatit më 3 janar në Benevento, por përplasjen me Juven nuk dëshiron ta humbasë dhe do të bëjë gjithçka për t'u përballur me kampionët e Italisë në një ndeshje që tashmë pritet shumë. Edhe për faktin se ka pak histori kuqezi për të shkruar. Deri më tani Ibra ka shënuar 78 gola për Milan, në të gjitha kompeticionet dhe në shënjestër tani ka një legjendë, bashkatdhetarin e tij Nils Liedholm, i trembëdhjeti në renditjen e sulmuesve të Djallit me 83 gola.