Në ndeshjen e parë të Boxing Day pati spektakël në 2-2 mes Leicester e Manchester United, që sfidohen për vendin e dytë në Premier League. Red Devils në avantazh në të 23’ me një të djathtë të Rashford, në sugjerimin e Bruno Fernandes; vendasit barazuan pas gjysëm ore lojë me një goditje të fuqishme të Barnes. Në të 79’ autori i asist të 0-1 rikthen në avantazh Solskjaer, por 5 minuta nga fundi Vardy vulos 2-2 përfundimtar. Duhej në fakt Boxing Day për të cekuilibruar disa statistika të Premier League: për Leicester është barazimi i parë i këtij kampionati, ndërsa Manchester United sheh ti ndërpritet në 10 seria e fitoreve radhazi në transfertë. 2-2 i fiksuar në King Power Stadium bën të lumtur vetëm Liverpool, që nesër do të ketë mundësinë të shkëputet në krye.
Në ndeshjet e tjera të luajtura Fulham nuk shkoi më shumë se 0-0 përballë Southampton. Londinezët mbeten në zonën e ftohtë, në të 18 me 11 pikë, ndërsa Southampton është tepër komod në vendin e 8 me 25 pikë. Fiton ndërkohë edhe Aston Villa, që likuidon 3-0 Crystal Palace, edhe pse luajti me 10 lojtarë. Avantazhi i Traore në minutën e 5 ishte vendimtar, edhe më shumë se dalje me të kuqt e Mings në fundin e pjesës së parë. Për Villan kompletoi misionin Hasue në të 66 dhe El Ghazi 10 minuta më pas. I bën presion zonës europiane Aston Villa, tani e 6 me një pikë më pak se Everton, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.
PREMIER LEAGUE
Leicester City 2 – 2 Manchester United
Aston Villa 3 – 0 Crystal Palace
Fulham 0 – 0 Southampton