Flash

Osimhen kthehet në Napoli: të mërkurën testi mjekësor, Gattuso shpreson ta ketë kundër Juventus

Lapsi.al 27 December 2020
Osimhen kthehet në Napoli: të mërkurën testi mjekësor,

Napoli e përfundoi vitin 2020 duke mbledhur vetëm një pikë në tre ndeshje, i penalizuar natyrisht edhe nga mungesat e shumta në sulm, por për fillimin e vitit 2021 Gattuso shpreson të rikuperojë Victor Osimhen, i dëmtuar që nga 13 nëntori në një impenjim me ekipin e tij kombëtar. Procesi i rehabilitimit ishte i gjatë dhe e detyroi sulmuesin të fluturonte për në Belgjikë, në Antëerp, por tani kthimi në Itali (dhe në fushë) duket se është shumë afër. Sulmuesi pritet në Napoli të mërkurën, 24 orë pas rifillimit të stërvitjes, dhe klubi shpreson ta ketë atë në dispozicion të paktën në 6 janar, kur të ndeshen me Spezia.

Siç shpjegon La Repubblica, pas kthimit të nigerianit nga Antwerp Osimhen do të vizitohet nga mjeku i klubit, Raffaele Canonico, i cili do të bëjë një vlerësim të situatës dhe do të saktësojë rikuperimin e lojtarit. Napoli - shkruan e përditshmja - shpreson të jetë në gjendje ta thërrasë atë për të mërkurën e 6 Janarit kundër Spezia ose, më së shumti, të dielën pasardhëse për ndeshjen kundër Udineses jashtë fushe. Por qëllimi i vërtetë i klubit të kaltër është ta ketë atë në krye për SuperKupën në 20 Janar, në finalen e Mapei Stadium në Reggio Emilia kundër Juventus.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI