Flash

Partizani 'shkarkon' Gegën edhe nga Kukësi. Gjici gradon Hallaçin: "E vlerësoj dorëheqjen"

Lapsi.al 27 December 2020
Partizani 'shkarkon' Gegën edhe nga Kukësi. Gjici gradon

Skënder Gega nuk është më trajner i Kukësit. Tekniku ka dhënë dorëheqjen pas humbjes 4-1 me Partizanin, ish-skuadrën e tij. Nuk kanë shkuar mirë gjërat për Gegën, që pasi shpalli kampion të kuqtë ndan rrugët me të kuqtë, që sërisht bëhen faktor në karrierën e tij, duke e detyruar të japë dorëheqjen, pas asaj që ishte humbja më e thellë në histori për Kukësin në kampionat.

Presidenti Gjici, një nga ata që nuk durojnë në këto raste, këtë herë cuditërisht e ka konsideruar një vendim të nxituar të teknikut: "Mendoj se ishte e nxituar pak. Ne nuk jemi as në mes as në fund të renditjes. Nuk është vetëm faji i tij, por i lojtarëve. Gega mund të jetë tek Kukësi në të ardhmen, sepse ne kemi rikthyer disa trajnerë. I kishte thënë më para drejtorit dhe lojtarëve para se të më thoshte mua sepse nuk kam ato rezultate që duhen. E vlerësoj dorëheqjen" tha Gjici, që zbuloi edhe njeriun që do të drejtojë Blutë në vazhdim.

Bëhet fjalë për një zgjedhje provizore, por që mund të jetë në modelin Egbo tek Tirana sezonin e kaluar: "Hallaçi do të vazhdojë, - tha Gjici - por do ta shohim gjatë rrugës. Është e vështirë të gjesh trajnerë si duhet. Hallaçit i eci mirë kur s’ishte Gega. Nëse do ketë rezultate, nuk do bëjmë shumë ndryshime". Në tre ndeshjet që Gega nuk ishte në pankinë Kukësi mori 7 pikë, dy fitore e një barazim.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI