Flash

Lojtari i shekullit, por pa tifozë nuk vlen: "E mërzitshme të luash pa ta, më mungojnë edhe kontestimet"

Lapsi.al 27 December 2020
Lojtari i shekullit, por pa tifozë nuk vlen: "E mërzitshme

Lojtari i shekullit i sapokurorëzuar, Cristiano Ronaldo, vuan mbi të gjitha mungesën e tifozëve: "Covid? Të luash në një stadium të zbrazur është e mërzitshme. Respektojmë protokollet sepse shëndeti është i rëndësishëm, por pasioni im ka qenë gjithnjë futbolli, luaj për familjen, tifozët, është e cuditshme të luash pa ata. Më pëlqen madje edhe kur më kontestojnë, kur bëj gol kundër skuadrave të tyre, më bëjnë buu, më motivojnë. Shpresoj që në 2021 të mund të kthehemi të rishohim tifozët në stadiume".

Nga i nxehti i Dubai, ku ndodhej për Glober Soccer Awards, portugezi ka folur edhe për rekordet e tij: "Prej 20 vitesh radhazi luaj e shënoj si profesionist? Nuk e dija që ishte një tjetër rekord për ta thyer. Është kënaqësi të dëgjosh të flasin për rekorde, kam arritur gjithcka, por pa shokët e mi, pa një skuadër të madhe, nuk do tia kisha dalë".

"Ndonjë javë më parë zgjodhën 11-shen më të mirë për Topin e Artë e unë isha. Një nder të jem me këta lojtarë fantastikë si Casillas, Leëandoëski, Piquè. Unë jam 36 vjec, por më pëlqen akoma shumë futbolli, e adhuroj jetën time e dua familjen time e fëmijët. Bëj të njëjtat gjëra e shpesh të njëjtat ushtrime prej 15 vjetësh. Ndonjëherë arrij në 2 të mëngjesit, bëj një masazh në SPA për të rikuperuar ", përfundoi Ronaldo.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI