Flash

Video/ Bylis triumfon 3-1: Apolonia 'mbytet' në llucën e Adush Muçës

Lapsi.al 27 December 2020
Video/ Bylis triumfon 3-1: Apolonia 'mbytet' në llucën e

Një fitore që i duhej Bylis më shumë se cdo herë. Mallakastriotët kanë mposhtur Apoloninë, në sfidën e javës së 11-të të Kategorisë Superiore, me rezultatin 3-1, duke iu afruar tashmë grupit të skuadrave, në tentativë për tu larguar nga zona e playout. Një triumf i rëndësishëm në derbi për skuadrën e Dovedan, që i ngjit ballshiotët në kuotën e 11 pikëve, ndërkohë që fierakët, mbeten të fundit me 5 pikë në 11 ndeshje.

Dygolësh i Antoni Beji, që po tërheq tashmë skuadrën e Dovedan, që po vuan për të dalë nga vështirësitë. Sulmuesi hapi serinë e golave në të 22, ndërsa siguroi rezultatin në minutën e 52, duke përfituar nga një rrëmujë në zonën fierake. Golin e tretë për ballshiotët e reealizoi Hadroji, falë një depërtimi nga e djathta që u finalizua me një goditje të saktë.

Në një terren tepër të vështirë, të shkaktuar nga reshjet e shumta, dy skuadrat u munduan të japin më të mirën. Apolonia dështoi të ishte e rrezikshme dhe vetëm Mihana nuk mjafton. Edhe goli i vetëm për bardhejeshilët u shënua nga vetë ballshiotët, me kapitenin Ymeralilaj që devijoi në portën e tij krosimin e Gjatës. Bylis tashmë fundos një kundërshtar si Apolonia dhe përfiton edhe nga humbja e Skënderbeut, duke qenë tashmë 3 pikë larg zonës së sigurisë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI