Flash

Video/ Teuta bën atë që di më mirë: barazim me Tiranën dhe vendi i tretë për durrsakët

Lapsi.al 27 December 2020
Video/ Teuta bën atë që di më mirë: barazim me

Barazimi i tetë në 11 javë: Teuta merr një pikë me 1-1 kundër Tiranës, duke shtyrë takimin me fitoren në Niko Dovana. Skuadra e Edi Martinit vazhdon të jetë e pathyeshme, por rekordi i tetë barazimeve e penalizon në ndjekjen e kreut. Për Deden një tjetër ndalesë, pas atij me Kukësin, edhe pse këtë herë i shkoi pranë fitores pas avantazhit të pjesës së parë.

Me shumë mungesa në formacion, me të cilat tashmë Dede është mësuar, kampionët në fuqi u kujdesën më tepër të përfitonin nga gabimet e kundërshtarëve dhe të ruheshin në prapavijë. Strategjia e Dedes u duk fituese kur sulmuesi Grent Halili zhbllokoi ndeshjen pas 3 minutash, duke përfituar nga një pasiguri e kapitenit Arapi. Problemet para portës u shfaqën sërisht për të besuarit e Martinit, që suksesi 1-3 në Korcë vetëm e iluzionoi. Raste të shumta të shpenzuara para portës dhe vetëm në minutën e 70, zëvvendësuesi Devid Kapllani vendosi ekuilibrin sërisht shtatë minuta pasi hyri në fushë.

Teuta barazon me pikë Kukësin (17), por e kalon në renditje falë diferencës së golave, ndërsa Tirana mbetet në vendin e gjashtë me 15 pikë, duke u larguar akoma më shumë nga Vllaznia kryesuese dhe mbrojtja e titullit bëhet gjithnjë e më e pamundur.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI