Flash

Vatër infeksionesh Covid tek City: shtyhet ndeshja e Premier League me Everton

Lapsi.al 28 December 2020
Vatër infeksionesh Covid tek City: shtyhet ndeshja e Premier League me

Vatër e Covid-19 tek Manchester City. Ja përse nuk do të luhet sfida e Premier League, e programuar për mbrëmjen e sotme në orën 21, mes Everton të Ancelottit e skuadrës së Guardiolas. Ndeshja është shtyrë, si ka bërë të ditur vetë City në një komunikatë për shtyp. Nga tamponet e fundit të kryera mes Citizens janë shfaqur raste të reja, përvec atyre që ishin regjistruar ditën e Krishtlindjes.

Në vigjilje të sfidës kundër Newcastle u gjetën pozitivë me Covid-19 Gabriel Jesus e Kyle Walker. Këtyre tani i janë shtuar edhe tre lojtarë të tjerë përvec dy anëtarëve të stafit (në total janë katër në staf). City i ka kërkuar Everton mundësinë për të shtyrë ndeshjen e klubi i Ancelotti ka dhënë përgjigje pozitive. E kështu Premier vendosi të shtyjë ndeshjen për një datë ende për tu vendosur. Bëhet fjalë për ndeshjen e dytë të Premier League që shtyhet në këtë sezon për shkak të Covid-19 pas ndeshjes së fillimit të dhjetorit mes Neëcastle e Aston Villa.

"Ishte rreziku që virusi mund të shpërndahet më tej në skuadër, staf e me shumë mundësi edhe përtej - lexohet në komunikatën e City - Në bazë të të dhënave të mjekëve, Premier League, pasi u konsultua me të dy klubet, ka vendosur të shtjë ndeshjen". Të gjithë pozitivët janë në "auto-izolim konform me protokollin e kuarantinës së parashikuar nga Premier e nga qeveria britanike - shpjegon City - Fusha e stërvitjes së skuadrës së parë do të mbyllet për një periudhë të pacaktuar".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI