Flash

"Me kenë shkodran tana i ban"; Dede provokon Vllazninë: "Le ta provojnë edhe në Tiranë"

Lapsi.al 29 December 2020
"Me kenë shkodran tana i ban"; Dede provokon Vllazninë:

Tirana-Vllaznia është një klasike e paparashikuar, që në 'Boxing Day' për herë të parë në vendin tonë, do të vendosë shumë në fatet e kampionatit me Tiranën që do të dilet praktikisht jashtë gare në rast humbje dhe Vllazninë që do të merrte arratinë. Bardhebluve nuk i është larguar ende shija e hidhur e një humbje të maturuar në kohën shtesë, nga ish-sulmuesi i Tiranës. "Dua që të vijnë ta provojnë në Tiranë, ashtu siç fituan me fat në Shkodër, të provojnë fatin e tyre edhe ketu”, - tha Dede në konferencën për shtyp.

Barazimet janë rezultati më i shpeshtë i arritur nga kryeqytetasit, e dy barazime radhazi e kanë bërë Tiranën të detyruar të fitojë kundër kryesuesve për tu rifutur në lojë: “Tirana futet në çdo ndeshje për të fituar dhe këtë nuk e mohojmë dot. Kemi tentuar ta bëjme këtë në çdo ndeshje, kemi patur shansin tonë, në pak momente jemi vënë në vështirësi nga kundërshtarët. Tirana nuk duhet të bëjë asgjë ndryshe, vetëm të jetë më pragmatiste përballë portë".

Në fund edhe batuta provokuese për kundërshtarin: "Ata thonë ‘me kenë shkodran tana i ban’. Kështu e kanë ata shprehjen. Do mundohemi t’i presim me shprehjen e tyre. Meqë jemi Tirana do mundohemi me çdo mënyrë ta fitojmë ndeshjen, brenda kuadrit sportiv".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI