Flash

Hallaçi, kuksiani ku var shpresat Kukësi: "Ja përse jam gati për ekipin e parë"

Lapsi.al 29 December 2020
Hallaçi, kuksiani ku var shpresat Kukësi: "Ja përse jam

"Nuk e mendoja që të lija futbollin dhe të isha trajner i parë menjëherë. U bëra tre vite që jam ndihmëstrajner. Mora Kukësin U-19 duke ngjitur shkallët dalëngadalë. Kam drejtuar po dhe U-21, dhe ka ardhur radha si trajner i parë". Rrahman Hallaci e shijoi eksperiencën e pankinës së Kukësit në Superiore, duke e drejtuar skuadrën në 4 ndeshje, në kohën kur Gega luftonte me Covid 19, por tashmë ka përgjegjësinë e rezultatit mbi veten dhe pritshmërinë e një klubi ambicjoz.

Katër golat e pësuar e kanë futur ndeshjen me Partizanin në histori dhe tani është moment për të treguar karakterin, që në vlerësimin e Hallacit nuk mungon. Kundër Teutës është e qartë, duhet fitorja, sepse në të kundërt llogaritë do të bëhen me pikët që e ndajnë nga kreu , gjë që do të trazonte edhe më shumë atmosferën tek blutë para pushimeve të shkurtra të dimrit. "Nuk ka me patjetër, pavarësisht se ne duam të fitojmë sepse kemi objektiva. Nuk duhet të ndihemi të trysnuar. Futbollistët nuk ndihen nën presion, sepse ne e shohim te stërvitja. Vijmë nga një humbje dhe mund të bëjmë një rreshtim ndryshe. Do të shikojmë edhe gjendjen e lojtarëve, por duhen futbollistët me eksperiencë pasi është ndeshje delikate, por jo e pamundur. Do shikojmë për të izoluar pikat kryesore të kundërshtarit”, u shpreh trajneri i Kukësit Rrahman Hallaçi.

Në 11 javë kampionat Kukësi është pozicionuar në vendin e katërt me 17 po aq sa Teuta e në kohën kur Vllaznia kryeson me 9 pikë avantazh ndaj tyre gabimet nuk tolerohen.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI