Flash

“Thonë që dua një apo dy milionë”; Hodge tregon të vërtetën për fanellën e ‘Mano de Dios’ të Maradonës

Lapsi.al 29 December 2020
“Thonë që dua një apo dy milionë”; Hodge tregon

Pas ndarjes së parakohëshme nga jeta të Diego Maradonës, ish-lojtari i kombëtares angleze, Steve Hodge, gjen në shtëpi një thesar: fanellën që fenomeni argjentinas ka mbajtur veshur në ndeshjen e famshme Argjentinë-Angli në Botërorin 1986. Për mikrofonët e Bbc, ish-futbollisti qartëson qëllimet e tij: "Kam lexuar artikuj në Internet, thoshin se dua një milionë ose dy për këtë fanellën, por është gënjeshtër. Më duket mungesë respekti e krejtësisht e gabuar. Nuk është në shitje, e qartësoj".

Ajo ndeshje u fut në histori për golin e famshëm me Dorën e Zotit e për një nga golat më të bukur të historisë së futbollit, të dy të realizuar nga Pibe de oro. "E shkëmbeva në fund të ndeshjes me të e u kritikova shumë për këtë – tregoi Hodge -. Disa shokë të skuadrës ishin të nervozuar me mua në dhomat e zhveshjes". "Ajo ndeshje nuk do të harrohet kurrë në historinë e futbollit – shton ai -. E fajësova dhe kritikova për golin me dorë, por Maradona ishte një lojtar i jashtëzakonshëm. Ishte kurajoz si një luan. E kam ruajtur këtë fanellë për 34 vjet e nuk kam dashur kurrë ta shes. Ka një vlerë sentimentale të jashtëzakonshme".

Pas vdekjes së Maradonës, Hodge ka marrë mijëra telefonata me oferta impresionuese për të shitur pjesën më të cmuar të koleksionit të tij, që sipas specialistëve ka një vlerë prej një milion dollarë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI