Flash

Inter, transferimi i Eriksen e Nainggolan hap merkaton: prioritet në sulm e mesfushë

Lapsi.al 29 December 2020
Inter, transferimi i Eriksen e Nainggolan hap merkaton: prioritet në sulm e

"Duhen lider në fushë si unë, si Arturo Vidal, Nicolò Barella o Alexis Sanchez. Vetëm një sjellje e tillë mund ta transformojë mentalisht skuadrën e të përmbysë një ndeshje". Ky është konstatimi i Romelu Lukakut, në një intervistë të publikuar sot në Belgjikë, pikërisht në ditën kur Inter është kthyer të punojë për të përgatitur ndeshjen me Crotonen. Antonio Conte natyrisht duhet të mendojë edhe për merkaton, bashkë me Marotta, Ausilio e presidentin Steven Zhang. Sepse për të vazhduar marshimin me një ritëm kaq të lartë (shtatë fitore radhazi në kampionat i lejuan ta shkurtojë distancën me Milanin, por nuk ishin të mjaftueshme për të zënë vendin e parë në renditje) është e nevojshme të rishikohet, të paktën pjesërisht, organika në dispozicion.

Ajo që është e qartë që në fillim është se do të jetë një merkato e vetëfinancuar. Pra, fillon me daljet. Midis këtyre, i pari duhet të jetë Eriksen. Do ta ndjekë Nainggolan, gjithnjë e më shumë në orbitën e Cagliari, veçanërisht pas këputjes së krociatit të pësuar nga Rog. Në listën e largimeve është edhe Pinamonti, ndërsa Perisic dhe Vecino mund të jenë pedina të rëndësishme për shkëmbim. Në bazë të numrit të daljeve, duke marrë parasysh të ardhurat dhe pagat e kursyera, do të programohen hyrjet.

Këtu futet në lojë linja e dytë: përparësi për një mesfushor dhe një sulmues. Për sulmin, përvec dëshirës për Gomez (kartoni dhe paga shumë e lartë, e vështirë për të gjetur një lojtar në shkëmbim të vlerësuar nga njerëzit e Bergamos), është Gervinho në vijën e parë. Për mesfushën, ëndrra është De Paul, por argjentinasi kushton shumë shumë për momentin. Mbetet e mundshme hipoteza e shkëmbimit në huazim midis Eriksen dhe Paredes të PSG.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI