Flash

Zbardhet dëshmia/ 70 mijë eurot që çuan Kliti Lekën të vrasë biznesmenin në Himarë

Lapsi.al 18 October 2020
Zbardhet dëshmia/ 70 mijë eurot që çuan Kliti Lekën

Kliti Leka, 53-vjeçari që ekzekutoi një ditë më parë biznesmenin Niko Goro në Himarë ka dhënë një dëshmi të plotë para hetuesve për arsyet e krimit. Ai ka pranuar vrasjen ndërsa është justifikuar se shkak është bërë një borxh prej 70 mijë eurosh që Goro ia kishte mohuar në telefon.

“Nëse do më kishte dhënë lekët ose pronën, nuk do ta vrisja”, - mësohet të ketë thënë Leka para hetuesve. Sipas të njëjtave burime mes Lekës dhe Goros ka pasur disa telefonata, or gjendja është agravuar kohët e fundit. Ata edhe ishin takuar për konfliktin e hapur pas ndërtimit të një kompleksi pallatesh në pronën e Kliti Lekës në Himarë nga Niko Goro. Ky i fundit i kishte dhënë një apartament 53-vjeçarit, por ai pretendonte edhe një shumë prej 70 mijë eurosh.

“Ai nuk e mbajti fjalën. Pasi ndërtoi në pronën time, më premtoi edhe banesën, por më pas edhe paratë. I kisha kërkuar para se ta vrisja që ta zgjidhte situatën, por m’u përgjigj me arrogancë. Pse nuk mi dha paratë e mia? Unë i dhashë pronën, ai nuk i qëndroi marrëveshjes. Më vjen keq për atë që bëra. U detyrova nga gjendja e rëndë që isha” - ka deklaruar Leka në polici.

Ekzekutimi i Niko Goros u bë në prani të motrës së tij, e cila mbeti e plagosur gjithashtu. Ishin dëshmitarët që lajmëruan policinë dhe i dhanë targën e makinës së Kliti Lekës. 53-vjeçari do të dalë ditën e hënë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndaj tij janë ngritur akuzat e vrasjes me paramendim me dashje, si dhe armëmbajtje pa leje, pasi iu gjet me vete një kallashnikov dhe një pistoletë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI