Flash

Incidenti në Sharrë, PD bën kallëzim në policinë e Tiranës

Lapsi.al 18 October 2020
Incidenti në Sharrë, PD bën kallëzim në policinë e

Përfaqësuesit e PD-së, Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi dorëzuan një kallëzim në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pas incidentit në inceneratorin e Sharrës kua ata u luslmuan nga një grup punonjësish që i ndaluan të jepin një deklaratë.

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi tha se kallëzimi ishte bërë në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale për “shantazhimin dhe kërcënimin e ushtrimit të detyrës” për një denoncim në mbrojtje të interesit publik.

“Persona të orientuar, të paindentifikuar, pa na u prezantuar, në asnjë moment në funksionin që kishin apo detyrën që mbanin, kanë ardhur pranë nesh duke na shantazhuar dhe kërcënuar për të na larguar nga territori që rrethon “Landfillin e Sharrës”. Një skenë krimi ku 4 vite më parë ka humbur jetën një 17 vjeçar Ardit Gjoklaj, për të cilin edhe sot nuk ka asnjë person përpara drejtësisë dhe asnjë përgjegjës.

Nëse mafia e plehrave e drejtuar nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj, në bashkëpunim me Arben Ahmetaj, mendojnë se do të na trembin e do të na zhantazhojnë e do të na stepin dhe me fake news-et që kanë shpërndarë nëpër portale të ndryshme, ta dinë se e kanë të kotë” – tha Këlliçi.

Ndërsa zëdhënësja Ina Zhupa tha se inskenimi i sotëm me agresion ndaj opozitës ishte i drejtuar nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj.

“Rama dhe Veliaj mundohen me çdo kusht të fshihet e vërteta ndaj qytetarëve të Tiranës për të kuptuar se kush janë pronarët e këtyre inceneratorëve. Për të kuptuar se ku shkojnë taksat, milionat, eurot që merren nga taksat e qytetarëve për pronarë “noname” që nuk dihet se ku janë në parajsa fiskale.

Edi Rama dhe Erjon Veliaj mesa duket kanë frikë nga e vërteta që fshihet prapa këtyre inceneratorëve dhe bëjnë shumë mirë që kanë frikë sepse në mos sot, nesër, ata do të hetohen dhe do të marrin dënimin e merituar për shpërdorimin e 75 milionë eurove deri tani që ia japin pronarëve pa emër në parajsat fiskale sepse drejtësia shqiptare do të duhet t’i hetojë, në mos sot, nesër, të gjithë këtë aferë korruptive që ka përfshirë kupolën drejtuese të shtetit shqiptar dhe të Bashkisë Tiranë” – tha Zhupa pas daljes nga drejtoria e polisisë së Tiranës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI