Flash

"Ku janë sot ata që premtuan 'arin e zi'?", gratë greviste kërkojnë reagimin e premtuar nga qeveria

Lapsi.al 18 October 2020
"Ku janë sot ata që premtuan 'arin e zi'?",

Gratë e uzinës së naftës në Ballsh kanë hyrë sot në ditën e katët të grevës së urisë. Ato u vizituan nga përfaqësueset e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi dhe Orjola Pampuri. Grevistet kanë bërë thirrje të revoltuara që përfaqësuesit e qeverisë t’i jepnin zgjidhje situatës pasi një gjë të tillë e kishin premtuar në të shkuarën. Grevistët i bënë thirrje Ministres së Energjetikës që të reagojë për këtë situatë, pasi tashmë përveç pagave të pashlyera, familjet e tyre janë edhe në borxhe.

“Kur erdhi Edi Rama premtoi se “ari i zi” do të kalojë në Uzinë dhe premtoi Beso Sulajt se lekët e prapambetura punëtorët do t’i marrin. Ku është Beso Sulaj? Ku janë këta tani? Vetëm heshtin. Gropa e zezë nuk është Uzina, gropa e zezë është qeveria, është Edi Rama që po shkatërron gjithçka”, tha njëra nga grevistet.

“Jemi gra të shkolluara. Nuk e kam menduar asnjëherë veten në grevë, por gjendja ekonomike na solli këtu. Jemi pa bukë. Kemi lënë familjen. Jemi në borxhe dhe kredi deri në fyt. Jemi detyruar të hymë në grevë për pagat e prapambetura, të cilat nuk i kemi marrë prej dy vjetësh”, tha një tjetër greviste.

Për Partinë Demokratike, çështja e pazgjidhur e pagave të prapambetura është një aferë korruptive. Vendimi për të hyrë në grevë i grave të Uzinës së Ballshit erdhi 18 ditë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të grevistëve burra. Ata kërkojnë kthimin e pagave të prapambetura të vitit 2016 dhe rifillimin e punës së rafinerisë

Të këshilluara

Merr flakë makina te "Rruga e Kavajës"

Një makinë ka marrë flakë në rrugën e ‘Kavajës’ sot në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:55. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nga zjarri ka pasu...

14:31

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI