Flash

Krimi tronditës në Himarë, zbardhet dinamika e vrasjes së biznesmenit

Lapsi.al 17 October 2020
Krimi tronditës në Himarë, zbardhet dinamika e vrasjes së

BW zbardh dinamikën e krimit të rëndë, që tronditi mëngjesin e sotëm Himarën dhe mbarë vendin, ku u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni 51-vjeçar Niko Goro.

Autori i krimit, 53-vjeçari Kliti Leka, ka parkuar makinën e tij në cep të rrugës dhe ka ecur në këmbë në drejtim të marketit, ku ishte futur biznesmeni Goro.

Pasi ky i fundit ka dalë nga marketi i motrës së saj, Leka e ka qëlluar disa herë me pistoletë, duke u lënë të vdekur. Në atë moment ka dalë dhe motra jashtë dhe ka parë vëllanë të shtrirë, duke ngritur kujën. Goditja fatale ka qenë plumbi në kokë, ndërsa dy të tjerët kanë qenë pranë zemrës dhe në kraharor.

Menjëherë jashtë ka dalë edhe pastruesja, e cila i është drejtuar autorit e alarmuar, duke i thënë “Çfarë bëre, i vrave”? Ndërkohë, referuar dëshmive nga vendngjarja, 53-vjeçari Leka i është kthyer, duke i thënë “Mbylle gojën se do vritesh edhe ti”!

Pastaj ai ka lënë mjetin në rrugë dhe ka ikur në këmbë. Momenti i largimit të tij është parë nga kamerat e sigurisë, gjë që ka ndihmuar policinë për arrestimin e autorit.

Më pas, mësohet se autori ka thënë se nuk kishte qëllim ta vriste, por vetëm ta trembte për t’i kthyer borxhin.

Biznesmeni ka pasur një biznes në qendër të Himarës dhe dy të tjerë, njëri në proces ndërtimi. Shkaku i kësaj ngjarjeje, deri më tani, thotë gazetari, është pikërisht objekti në afërsi të bregdetit dhe shuma që, sipas Lekës, nuk i është kthyer, pasi toka ku po ndërtohet i përket të afërmit të tij.

Të këshilluara

Merr flakë makina te "Rruga e Kavajës"

Një makinë ka marrë flakë në rrugën e ‘Kavajës’ sot në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:55. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nga zjarri ka pasu...

14:31

Vini re për çfarë nuk zihen

Nga Astrit Patozi Vini re si po shqyhen sot për inceneratorët dhe për plehrat, për rrugët dhe për shkollat, për shtëpitë e tërmetit dhe për dekoratat, për d...

11:34

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI