Flash

Vini re për çfarë nuk zihen

Lapsi.al 17 October 2020
Vini re për çfarë nuk zihen

Nga Astrit Patozi

Vini re si po shqyhen sot për inceneratorët dhe për plehrat, për rrugët dhe për shkollat, për shtëpitë e tërmetit dhe për dekoratat, për dhënien e shtetësisë dhe për maskat. Nuk bien dakord pothuajse për asgjë, e sidomos kur bëhet fjalë për shifra të larta në euro apo në lekë. Madje edhe për datën janë gati të mos merren vesh dhe të zihen pafundësisht. Por asnjë fjalë nuk e thonë më për zgjedhjet, megjithëse ato janë në prag. E aq më pak për listat e deputetëve, të cilat u hapën me kushtetutë, por u mbyllën pastaj me Kodin e miratuar në mënyrë të njëanshme nga "Rilindja" në parlament.

Kjo është prova e qartë se në këtë pikë ata janë bashkë dhe pa asnjë dallim nga njëri-tjetri. Sepse ata e duan Shqipërinë të pandryshuar dhe njësoj të sunduar prej 3 apo katër personash, për aq kohë sa ta kenë në dorë. Ndaj edhe duhen refuzuar fort më 25 prill. Bindja Demokratike është e vetmja alternativë politike, që ka vendosur të garojë me listë të hapur, duke e sfiduar drejtpërdrejt kryetarokracinë, e cila po mbahet në këmbë me oksigjen prej partive të vjetra. Stanjacioni i Edi Ramës dhe rotacioni i Lulzim Bashës nuk janë zgjidhje për Shqipërinë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI