Flash

Tabaku: Çfarë mbulon propaganda e Ramës për shtypjen e biznesit të vogël

Lapsi.al 18 October 2020
Tabaku: Çfarë mbulon propaganda e Ramës për shtypjen e

Ish-deputetja Jorida Tabaku u shpreh se biznesit të vogël prej vitit 2015 i janë rritur të gjitha taksat dhe tarifat vendore.

Kjo është e vërteta dhe nuk ka propagande dhe bojatisje qe e mbulon”- thekson ajo, teksa përmend shifra konkrete se paguan një biznes i tillë.

"Qeveria është treguar hileqare dhe e pabesë ndaj biznesit të vogël, i vendosi ato në skemën e TVSH dhe që prej qershorit 2015 ku Veliaj u bë kryetar bashkie taksat dhe tarifat vendore u rritën. Një biznes i vogël sot paguan çmimin e lartë të energjisë elektrike, i është shtuar një kosto për kontabilistin prej 600 mijë lekësh, po i shtohet kostoja e fiskalizimit prej 2000 eurosh dhe i janë rritur të gjitha taksat dhe tarifat vendore.

Një biznes që sot ka xhiro deri në 2 mln lekë sot paguan deri në 13.750 lekë taksa dhe tarifa vendore ndërkohë që bizneset me xhiro 2 mln deri në 8 mln lekë paguajnë deri në 49.500 lekë taksa dhe tarifa vendore në bashkinë Tiranë pa folur për bizneset deri në 14 mln lekë që paguajnë deri në 372 mijë lekë taksa dhe tarifa vendore përpos taksave të qeverisë qendrore." - shkruan Tabaku. Ish-deputetja zbulon çfarë do të bëjë PD në pushtet për biznesin e vogël.

"PD do të vendosë biznesin e vogël në qendër të zhvillimit, do të vendosë një taksë të vetme unike për mbi 100 000 biznese prej 0,5%. Taksat e jashtëzakonshme, një vjedhje e pastër e bashkisë do t’i heqim për të çliruar biznesin dhe qytetarët. Askush nuk ka përse paguan për luksin e kryebetonierit të Tiranës. 

Tanimë është e kuptueshme që tentativat e Ramës duke zeruar taksat janë gënjeshtra me të cilat ai do të mbulojë veprimet e tij djallëzore ndaj biznesit të vogël. Shqiptarët e dinë. Shumica e heshtur punëtore e këtij vendi e di se sa shumë ka vuajtur nga sjellja e tij në qveri dhe kopjes në bashki. Çështje ditësh dhe javësh që ato të ndahen një herë e mirë nga e keqja e vetme e vendit." - shkruan në FB Tabaku. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI