Flash

Si e shndërruan shqiptarët ish-diskon tre katëshe në fermë kanabisi me vlerë 1 milion paund

Lapsi.al 18 October 2020
Si e shndërruan shqiptarët ish-diskon tre katëshe në

Një fermë kanabisi me tre kate, e vlerësuar më shumë se 1 milion paund, është zbuluar në një ish-klub nate në Coventry. Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) bastisën pronën të enjten dhe gjetën 1,000 bimë kanabisi, duke e bërë atë një nga konfiskimet më të mëdha të bëra ndonjëherë nga policia.

Kjo fermë gjigande artizanale kanabisi u zbulua në qytetin e Coventry të enjten nga policia. E shtrirë në tre kate, ambjenti që dikur ka funksionuar si diskotekë,menaxhohej nga dy shqiptarë dhe një vietnamez, shkruan Sky News britanik.

Punishtja me më shumë se 1,000 rrënjë kanabis me vlerë rreth 1 milionë paund, u zbulua kur oficerët thyen dyert e përforcuara të ndërtesës gjatë operacionit të specializuar në Coventry.

Dy të dyshuar tentuan të largohen prej saj, por u gjurmuan më pas me dronë nga autoritetet dhe u kapën.

Policia tha ishte habitur nga përmasat e “fermës” me teknika të sofistikuara kultivimi, mbjelljeje dhe ujiteje, të realizuara me pajisje me vlerë më shumë se 150,000 paundë.

Të tre të akuzuarit dolën të premten para gjyqit fillestar ku morën masën e paraburgimit për prodhim të drogave të kategorisë B (dytësore).

Shqiptari Andi Qani, 24 vjeç, dhe vjetnamezi Cao Van Vu, 31 vjeç, do të dalin përsëri në gjyq në 12 nëntor.

Ndërsa 28 vjeçari shqiptar Adrian Lieshaj, rezultoi i kërkuar edhe në Gjermani për grabitje dhe është objekt ekstradimi atje, prandaj është dërguar në Londër.

Komandanti i policisë Adam Warnock tha: “Ky është një sekuestrim i konsiderueshëm drogash me pasoja për grupet e krimit të organizuar, duke u hequr atyre mjete dhe fitime të konsiderueshme”.

“Kjo është sigurisht një nga zbulimet më të mëdha të këtij lloji me teknika të sofistikuara në tre kate të një ndërtese të madhe”.

Të këshilluara

Merr flakë makina te "Rruga e Kavajës"

Një makinë ka marrë flakë në rrugën e ‘Kavajës’ sot në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:55. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nga zjarri ka pasu...

14:31

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI