Flash

Patozi: Një mënyrë për ta respektuar tamam Armand Shkullakun

Lapsi.al 18 October 2020
Patozi: Një mënyrë për ta respektuar tamam Armand Shkullakun

Kreu i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar përplasjen që vijon prej së enjtes së kaluar me kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Armand Shkullaku. Pas debatit të fortë në studion e emisionit “Opinion” ku Rama la pa përgjigje shumë pyetje, i dedikoi kësaj çështjeje një video-montazh me zërin e tij. Nuk vonoi gjatë ditës së sotme edhe përgjigjja e gazetarit.

PER ME SHUME LEXO: Armand Shkullaku i përgjigjet filmit të Ramës dhe gazetarëve që e komentuan atë

Për këtë debat ka bërë një koment edhe Patozi në rrjetet sociale që e ka titulluar: “Një mënyrë për ta respektuar tamam Armand Shkullakun”.

“Më pëlqen shumë ky debati i Edi Ramës me Armand Shkullakun, sepse më ngjan si një ballafaqim i kulturuar mes dy kandidatëve për kryeministër në një vend normal.

Ku minimalisht mungojnë epitetet vemje, artist, vrasës, gjumash, palaço, hajdut, i droguar etj, me të cilat tashmë na është mësuar veshi, jo vetëm gjatë fushatave zgjedhore.

Për Shkullakun e dimë me siguri që nuk do të bëhet kryeministër, sepse as nuk do, por ndoshta as nuk mundet dot.

Edhe Edi Rama bën mirë të mos jetë pas 25 prillit, megjithë është kaq shumë i dëshiruar për të qëndruar, qoftë edhe duke u kacavjerrur.

Kështu do t'i kishte respektuar tamam, jo vetëm Shkullakun si kundërshtar dhe bashkë me të edhe debatin e humbur për inceneratorët, por sidomos publikun, që është stërlodhur duke e ndjekur prej shumë vitesh” – është komenti i Patozit. ©LAPSI.al

LEXO EDHE:

Përballja në TV për inceneratorët/ A i ngriti TV Klan kurth Edi Ramës?

Andi Bushati: Pse Rama e la kolltukun… në studion e Opinion

Skandali i inceneratorëve/ Ku kanë shkuar 72 milionë euro të dhëna nga qeveria?

Ç’ ndryshim ka mes inxhinjer Enidit që paguhet nga inceneratorët dhe kryeministrit Edi

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI