Flash

Rriten frikshëm shifrat e të infektuarve me Covid në Itali

Lapsi.al 14 October 2020
Rriten frikshëm shifrat e të infektuarve me Covid në Itali

Numri i infeksioneve dhe viktimave në Itali, vijon të rritet ndjeshem. Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 7 332 të infektuar, nga 5 901, që u shënuan ditën e djeshme, duke e çuar në total numrin e përgjithshëm 372 799.

Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në krahasim me muajin mars, kur piku u shënua në 21 mars me 6557 të infektuar në 24 orë.

Fatkeqësisht betejën me COVID-19 e kanë humbur 43 pacientë, dy më shumë se dje. Kështu në total numri i viktimave ka shkuar në 36,289, shkruajne mediat fqinje.

Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë thotë se 25 pacientë të rinj janë shtruar në kujdes intensiv dhe tashmë gjithsej janë 539 persona në kujdes intensiv dhe 5,470 të shtruar në spital me simptoma.

Sa i përket rajoneve kishte një rritje të rasteve të reja në Lombardi (+1844), 818 në Campania, 657 në Veneto. Rajoni me më pak raste pozitive në 24 orë është Bazilikata (+9).

Të këshilluara

Si të kem një telefon të ri, pa shpenzuar?

Vjen në Shqipëri mënyra më e lehtë për të patur smartphone-in e preferuar, pa qenë nevoja të sakrifikoni kursimet tuaja. ONE Telecommunications e premtoi dhe e ...

19:21

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI