Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Vrasja e këngëtarit, dënohet me 13 vjet burg kreu i "Agimit të Artë"

Lapsi.al 14 October 2020
Vrasja e këngëtarit, dënohet me 13 vjet burg kreu i "Agimit

Nikos Mihaloliakos, kryetari i Agimit të Artë, partisë greke të ekstremit të djathtë, shpallur nga gjykata më herët si organizatë kriminale, u dënua të mërkurën me 13 vjet burg.

Gjykata, gjithashtu dënoi me burgim të përjetshëm, anëtarin e penduar të Agimit të Artë, Giorgos Roupakias, për vrasjen e vitit 2013 të reperit anti-fashist, Pavlos Fyssas.

Kryetari i Agimit të Artë, Nikos Michaloliakos dhe gjashtë ish-deputetë, si dhe deputeti Ioannis Lagos u shpallën fajtorë javën e kaluar për “udhëheqjen e një organizate kriminale”.

Të gjithë të pandehurit, përveç njërit, u dënuan me nga 13 vjet burg.

Njëmbëdhjetë ish-deputetë të tjerë të Agimit të Artë u dënuan me pesë deri në shtatë vjet heqje lirie për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Prokurorët grekë argumentuan me sukses në gjykatë se 68 anëtarë të partisë ekstremiste Agimi i Artë, që hyrë për herë të parë në parlament në vitin 2013, ndërsa vendi ndeshje me një krizë të thellë financiare, kanë urdhëruar, ose të paktën ishin në dijeni të vrasjes së reperit Fyssas si dhe për krimin tjetër të dhunimit të disa peshkatarëve egjiptianë.

Prokurorët gjithashtu thanë se Agimi i Artë u kthye në një parti populiste neo-Naziste duke u kthyer në organizatë kriminale.

Shpallja e Agimit të Artë organizatë kriminale javën e kaluar gjeti mbështetje popullore jashtë gjykatës. Policia u detyrua të përdorë gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që kërkuan dënime të rënda për anëtarët e partisë.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43