Flash

Denoncimi për manovrat pro Inceneratorëve/ Përplasen ashpër online Rama dhe Basha

Lapsi.al 14 October 2020
Denoncimi për manovrat pro Inceneratorëve/ Përplasen ashpër

Edi Rama dhe Lulzim Basha janë përplasur sërish pas denoncimit të kryetarit të opozitës se Milva Ikonomi do vendoset nga kryeministri kryetare e Bashkisë së Durrësit për të firmosur kontratën 100 milionë euroshe të inceneratorëve.

Basha tha se si fillim plani është dorëheqja e Milva Ikonomit si deputete.

"... të komandohet nënkryetare, të ikë kjo nënkryetarja e 3, 4 apo 5-të atje dhe të firmosi shkresën për të çuar të paktën 100 milionë inceneratorëve. Gjithçka tek Edi Rama është e lidhur me paratë që iu grabitën shqiptarëve dhe iu shkojnë oligarkëve, në veçanti afera e tmerrshme e inceneratorëve të plehrave” - u shpreh Basha.

Pasi lajmi bëri xhiron e mediave. Edi Rama reagoi në Tuitter duke sulmuar Sali Berishën, vetë Bashën dhe Partinë Demokratike.

"Lulëzim, unë e di që Partia Demokratike ka një marrëdhënie fiziologjike me kaosin urban dhe mbeturinat, jo vetëm sepse një mbeturinë të komunizmit dhe një rrëmujaxhi patologjik e ka lider prej 30 vjetësh, po edhe sepse kurdo e kudo ka qeverisur plehrat i ka pasur male krenare! 

Por do ti s'do ti, doni ju s'doni ju, Shqipëria e Rilindjes Urbane dhe e fushave sanitare të përpunimit teknologjik të mbetjeve nuk do të ndalet deri kur në asnjë cep të shtëpisë sonë të përbashkët të mos digjen e mos kalben plehra, sepse mesjeta juaj ka vdekur e s'kthehet më! 

Prandaj Lulëzim hiq dorë nga nostalgjia për mbeturinat që ke mbi krye e mbi supe dhe harroje se duke sharë,akuzuar,shpifur do ta kthesh Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Fierin e Shqipërinë, në epokën e vargmaleve të turpshme me plehra në emër të popullit që mezi të pret në 25 prill!" - u shpreh Rama.

Basha nuk vonoi të reagon të reagojë po në këtë platformë. Ai i bën thirrje kryeminsitrit të lërë gënjeshtrat por të zbatojë planin me 5 pika.

"75 milionë euro për mafian e plehrave ka paguar Edi Rama, nga lekët e shqiptarëve.Asnjë kacidhe për 100 mijë të papunë, për pensionistët,për mjekët dhe infermierët, për sipërmarrjen drejt kolapsit.Boll me vjedhje e me kakarisje gënjeshtrash dalë boje.Zbato planin me 5 pika! Tani!" - u shpreh Lulzim Basha.

Inceneratorët kanë qenë që kur kanë filluar punë si fillim një temë e nxehtë e politikës shqiptare. Ky koncesion i kushtueshëm është sulmuar vazhdimisht nga Partia Demokratike. Mazhoranca është barrikaduar në anën tjetër duke sulmuar opozitën si mbrojtëse të një Shqipërie me plehra dhe 'kauzave të plehrave'. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI