Flash

Gafa e Ramës me shifrat/ "Se si mund të jetë 60 më e madhe se 70 vetëm Edi Rama e di?"

Lapsi.al 14 October 2020
Gafa e Ramës me shifrat/ "Se si mund të jetë 60 më e

Një gafë e çuditshme gjendet në grafikun që Rama nxorri mëngjesin e sotëm për të thënë se në vitet e qeverisë Berisha më shumë rritej borxhi publik se investimet, ndërsa në vitet e tij ndodh e kundërta.

Pra edhe pse në vitet 2006-2013 investimet ishin 70 miliardë lekë ndërsa borxhi 60 miliardë, në grafik 70 është më e vogël se 60.

LEXO MË TEJ: 

Rama nxjerr shifrat për Borxhin Publik: Meqë dëgjoni llafe shumë, nga ata që e zhytën Shqipërinë

PD – Ramës: Ke ngritur borxhin publik në 97%, si është e vërteta e investimeve 

"Kur çdo gjë që shkruhet në zyrën e propagandës e ka për bazë gënjeshtrën nuk mund t’u thuash shqiptarëve të vërtetën. Vetëm për një gënjeshtar mund të jetë 60 më e madhe se sa 70. Kur bëhet fjalë për të bërë llogaritë e tyre për paratë që fusin në xhep nga taksat e shqiptarëve, nuk bëjnë gabime por kur flasin për shqiptarët I bëjnë gabimet me qëllim për të mashtruar. Borxhi real që kanë sot shqiptarët përfshirë edhe vlerën e detyrimeve të prapambetura dhe PPP-të është 97% e e PBB-së pra 13 mld euro.

Moto e qeverisë dhe veçanërisht kryetarit të saj është e qartë “Rro për te vjedhur! Rro për të mashtruar!” - shkruan Jorida Tabaku nga PD. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Vranësirat herë pas here do të sjellin reshje të izoluara. Sipas Meteoalb,...

08:56

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI