Flash

Rama nxjerr shifrat për Borxhin Publik: Meqë dëgjoni llafe shumë, nga ata që e zhytën Shqipërinë

Lapsi.al 14 October 2020
Rama nxjerr shifrat për Borxhin Publik: Meqë dëgjoni llafe

Edi Rama publikoi shifra për borxhin publik dhe investimet në dy periudha si një përgjigje ndaj opozitës.

Në shifrat që ka publikuar Rama, del se mesatarja e borxhit publik për periudhën 2006-2013 ka qenë 60 miliardë lekë kurse e investimeve 70 miliardë lekë.

Kurse për periudhën që ka qeverisur vetë Shqipërinë borxhi publik është ulur mesatarisht në 46 miliardë lekë kurse investimet 79 miliardë lekë.

Ai akuzon opozitën se e zhyti Shqipërinë në borxhe kur ishte në qeveri para 2013 në disa sektorë si sipërmarrja, shëndetësi, arsim apo deri tek bonuset e bebeve.

STATUSI NGA EDI RAMA

dhe meqë dëgjoni llafe shumë për Borxhin Publik nga ata që e zhytën Shqipërinë në borxhe ndaj sipërmarrjes, shëndetësi, arsim e deri edhe ndaj personave me aftësi të kufizuar, të prekurve nga përmbytjet, e madje edhe bebeve të porsalindura që i lanë pa mikrobonusin 5 mijë Lekë, njësoj si rrugët e lëna rrugëve, me këtë krahasim fare të thjeshtë për ta kuptuar dallimin e madh mes tyre e nesh, ju uroj një ditë të mbarë?

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI