Flash

Merkel: Jam e shqetësuar për Europën, serioze situata me infektimet

Lapsi.al 13 October 2020
Merkel: Jam e shqetësuar për Europën, serioze situata me

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se është e shqetësuar nga rritja e rasteve me koronavirus në të gjithë Evropën.

“Po e shoh me shumë shqetësim rritjen e numrit të të infektuarve në pothuajse çdo pjesë të Evropës dhe duhet të them se situata vazhdon të jetë serioze”, - tha Merkel gjatë një debati mbi presidencën gjermane të Bashkimit Evropian në Komitetin për Rajone të bllokut.

“Ne nuk duhet të hedhim poshtë atë që kemi arritur përmes kufizimeve gjatë muajve të fundit. Këto kufizime nuk kanë qenë të lehta për askënd prej nesh”, - shtoi ajo.

Në javët e fundit vendet evropiane po përballen me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus. Në disa vende situata është më e rëndë se në muajin mars dhe prill, kur pandemia kishte marrë hovin e parë.

Shumica e vendeve evropiane tashmë kanë prezantuar masa shtesë të kufizimeve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Megjithatë, ato po shmangin masën e izolimit mbarëkombëtar, sikurse e kishin vendosur në mars, për shkak të pasojave në ekonomi dhe segmente tjera të shoqërisë./ REL

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI