Flash

Dërgoi lule dhe çokollata, por rrezikon burgun/ Ish-gruaja e konsideron përndjekje

Lapsi.al 13 October 2020
Dërgoi lule dhe çokollata, por rrezikon burgun/ Ish-gruaja e

Në burrë i cili gjendet në arrest shtëpie prej 4 muajsh si i denoncuar për dhunë në familje, rrezikon sërish të kthehet ne burg pasi i dërgoi trëndafila, çokollata dhe një letër ish-partneres. Gruaja pretendon se ky veprim është përndjekje, ndonëse ish partneri këmbëngul se vetëm trëndafilat ishin për te shoqen, kurse te tjerat ishin dhurata për te birin.

“Kur u ktheva ne banese së bashku me tim bir, në hyrje gjeta një qese ku kishte dhurata për djalin tonë, një trëndafil te kuq dhe mendoj që lulja nuk është për fëmijën, si dhe letra, pas te cilës ishin vizatuar 3 zemra. Djali ende nuk ka mësuar të lexojë”, - denoncon gruaja, e cila ka marrë në gjykatë një urdhër mbrojtjeje nga ish partneri, P.Gj.

Ky i fundit gjendet nën arrest shtëpie në një tjetër banesë, që prej muajit korrik, nën akuzën e dhunës ndaj ish-bashkëjetueses. Sipas asaj që raportoi Top Channel, akuzës se dhunës prokuroria i ka bashkangjitur edhe përndjekjen, ndonëse P. Gj këmbëngul se pakoja u dërgua nga postieri.

“Lulet i porosita me telefon, letrën e kisha për djalin ku i kërkoja falje për mungesën dhe shpresova qe te rriturit do ja lexonin. Në pako kishte 6 çokollata për tim bir pasi më ka marrë malli për të”, - u shpreh ai.

Pavarësisht se në dëshmi ai këmbëngul se nuk kishte parashikuar të sillte këto shqetësime, gruaja insiston të kundërtën ndaj dhe P. GJ dyshohet edhe për përndjekje. /TCH

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI