Flash

Rama i përgjigjet Metës: Ilir, mos nxit dasi e sherr për interesat e tua personale dhe të partisë tënde të degraduar

Lapsi.al 13 October 2020
Rama i përgjigjet Metës: Ilir, mos nxit dasi e sherr për

Kanë vijuar sërish replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta. Kreu i qeverisë iu rikthye edhe njëherë çështjes së dekoratave duke thënë se nuk ka as monarki as republikë në botë që iu jep dekorata heronjve të së shkuarës. Rama i kërkon Metës të qëndrojë në krye të detyrës dhe të mos nxisë dasi për interesa personale.

“Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftërave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë! Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar”, shkruan Edi Rama në Twitter.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI