Flash

Shifra të larta sërish/ 182 raste të reja me Covid në Shqipëri

Lapsi.al 13 October 2020
Shifra të larta sërish/ 182 raste të reja me Covid në

Shënohet shifra rekord me të infektuar nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë informoi lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri. Janë kryer 1055 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 182 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 (171 raste të reja ishin një ditë më parë). Shifra e të infektuarve është më e larta e regjistruar në vendin tonë që nga fillimi i epdemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

61 raste në Tiranë,

19 në Shkodër,

12 në Korçë,

9 në Lushnje,

nga 7 raste në Fier, Berat,

nga 6 raste në Durrës, Elbasan, Pogradec,

nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, Gjirokastër, Prrenjas,

nga 4 raste në Tropojë, Kuçovë,

nga 3 raste në Sarandë, Dibër,

nga 2 raste në Kukës, Kavajë, Vlorë, Rrogozhinë, Librazhd,

nga 1 rast në Krujë, Fushë-Arrëz, Roskovec, Bulqizë, Skrapar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 66 vjeçare nga Kurbini, një 73 vjeçare nga Korça, një 81 vjeçar nga Shijaku dhe një 75 vjeçar nga Tirana.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar në 9675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

COVID-19 – Statistika (13 Tetor 2020)

Raste të reja ditore ​​182

Të shëruar ne 24 orë​​90

Humbje jete në 24 orë​​5

Testime ditore​​​1055

Testime totale ​​100,953

Raste pozitive ​​15752

Raste të shëruara ​9675

Raste Aktive ​​ 5648

Humbje jete ​​ 429

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë​ 2869

Durrës 590

Shkodër 426

Korçë ​304

Fier ​ 284

Lezhë 276

Elbasan 238

Vlorë ​203

Kukës 159

Berat ​ 153

Dibër​ 80

Gjirokastër 66

Apeli për qytetarët – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës. Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI