Flash

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Ndryshimet në Kodin zgjedhor bien ndesh me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Lapsi.al 13 October 2020
Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Ndryshimet në Kodin zgjedhor bien ndesh me

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bërë në datë 5 tetor 2020.

KSHH shpreh shqetësimin e tij se shtesat në Kod bien ndesh me parimet e barazisë dhe mosdiskrimimit.

“KSHH mendon se shtesa e mësipërme që i është bërë nenit 67 të Kodit Zgjedhor bie ndesh me parimet e barazisë dhe të mosdiskriminimit që parashikon neni 18 i Kushtetutës sonë dhe neni 14 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ-së). Rregulli që sanksionohet në ligj se kandidati për deputet mund të regjistrohet vetëm në një zonë zgjedhore, është i drejtë dhe i ligjshëm, por përjashtimi për kryetarët e partive është kompromis që bie ndesh me parimet e përmendura më lart.

KSHH mendon gjithashtu se një kompromis i tillë ka qenë tepër i nxituar sepse është anashkaluar trajtimi i këtij problemi në Raportin e OSBE/ODHIR-it të 14 shtatorit 2009 lidhur me zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009. Në këtë Raport, midis të tjerave thuhet se Kodi Zgjedhor (është fjala për Kodin e ri Zgjedhor të miratuar në Dhjetor 2008) vazhdon të ketë dispozita të paqarta dhe të mjegullta.”

KSHH shton se një përjashtim i tillë për kandidimin e kreut të partisë në disa zona zgjedhore nuk ka pse bëhet.

“Në këtë vështrim, përmendet në mënyrë të veçantë neni 67, paragrafi 3 i Kodit Zgjedhor që i lejon krerët e partive politike të kandidojnë në aq zona sa dëshirojnë. Vlen të përmendet se Rekomandimi i mësipërm, u konsiderua i drejtë dhe u reflektua në ndryshimet që iu bënë Kodit Zgjedhor të vitit 2012 ku në pikën 4 të nenit 67 thuhej:

“Kandidati për deputet, i regjistruar në një listë shumëemërore në një zonë zgjedhore ose kandidati për Këshillin e Bashkisë, nuk mund të regjistrohet si i tillë për një zonë zgjedhore tjetër, qoftë edhe për llogari të një partie apo koalicioni tjetër dhe as si i propozuar nga një grup zgjedhësish”.

Përjashtime nuk ka arsye të bëhen: Kryetari i Partisë apo i partisë udhëheqëse të koalicionit i regjistruar në listën shumëemërore ka të njëjtin status ligjor: atë të kandidatit si dhe kandidatët e tjerë.”

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI