Flash

PD - Ramës: Ke ngritur borxhin publik në 97%, si është e vërteta e investimeve

Lapsi.al 14 October 2020
PD - Ramës: Ke ngritur borxhin publik në 97%, si është e

97% është borxhi i vërtetë publik i Shqipërisë, përfshi detyrimet e prapambetura dhe PPP-të. Ky është reagimi i shpejtë që erdhi nga radhët e Partisë Demokratike mëngjesin e sotëm, në përgjigje të pretendimit të Edi Ramës, se borxhi publik në raport me investimet në periudhën e qeverisë Berisha është shumë më i madh se në qeverisjen rilindase. Sipas Ramës, gjatë drejtimit të tij, për më pak borxh publik janë bërë më shumë investime se në vitet 2006-2013.

Nga opozita u përgjigj Dorian Teliti, që me një status në Facebook shpjegon se në vitet 2006-2013 borxhi publik u rrit me vetem 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit (përfshirë detyrimet e prapambetura), por u kryen dhjetëra investime, përfshirë këtu rrugën e kombit. "2006-2013 ulëm taksat dhe rritëm pagat e pensionet." - thekson Teliti në reagimin e tij në Facebook.

Eksperti i ekonomisë së PD-së shpjegon edhe rritjen e borxhit gjatë qeverisë Rama, duke akuzuar ashpër këtë të fundit për shpenzime luksi e braktisje të ekonomisë. Në grafikun që nxjerr ai, borxhi publik i llogaritur me shpenizmet e prapambetura shkon plot 97%, një shifër jashtëzakonisht e lartë, edhe kur e krahason me 68%-shin e 2013-s.

"Ndërsa 2014-2020, borxhi u rrit me 29% të PBB-së (përfshirë detyrime të prapambetura dhe PPP) dhe i vetmi investim i plotë që keni kryer është bypass Fier prej 22km. Familjet shqiptare sot kanë një borxh 50% më të lartë sesa 7 vite më parë.

Borxhin publik e rritet ju dhe e përdorët për koncesione klienteliste, tendera pa gare, lukse zyrash e udhëtime me charter. Jeni ju që rritet taksat me 2.1 miliardë euro në 7 vite dhe braktisët ekonominë edhe në kohë pandemie." - theksoi Teliti. ©LAPSI.AL 

Statusi i Ramës dy orë më parë: 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Vranësirat herë pas here do të sjellin reshje të izoluara. Sipas Meteoalb,...

08:56

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI