Flash

Udhëtonin në taksi me kallashnikov drejt Vlorës, arrestohen tre persona me precedentë kriminalë

Lapsi.al 14 October 2020
Udhëtonin në taksi me kallashnikov drejt Vlorës, arrestohen tre

Tre persona me precedentë kriminalë janë arrestuar në Vlorë teksa ishin duke udhëtuar në një automjet taksi me një kallashnikov nga Llakatundi në qytet.

Në pranga jane4 vënë Klajdi Basha, i dënuar më parë në Itali për organizatë kriminale në fushën e prostitucionit, Klaudjo Misri i dënuar më parë për trafik droge në Itali dhe Daniel Bako i dënuar për vjedhje në Shqipëri.

Në fakt armën e kishte 45-vjeçari Klajdi Basha teksa dy të tjerët u arrestuan për moskallëzim krimi edhe pse të tre udhëtonin në të njëjtën automjet të tipi taksi. Policia ndërkohë thotë se po punon për të zbardhur arsyet e vërteta të këtij veprimi nga tre personat e dyshuar.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Kontrolle të shtuara në të gjitha qarkun, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale. Forcat e posaçme “Shqiponjat” kapin dhe vënë në pranga një shtetas që udhëtonte drejt Vlorës, me armë zjarri kallashnikov me vete.

Vihen në pranga dhe dy shtetas të tjerë që udhëtonin me të.

Sekuestrohet 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se tre shtetas po udhëtonin me një mjet taksi nga Llakatundi në drejtim të Vlorës dhe se njëri kishte armë zjarri me vete, kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe me profesionalizëm u bë lokalizmi dhe bllokimi i mjetit me të cilin udhëtonin, si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 43 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, të cilit gjatë kontrollit nga forcat e posaçme “Shqiponjat”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të këtyre veprimeve u bë arrestimi për “Moskallëzim krimi”, i shtetasve D. B., 34 vjeç dhe K. M., 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët udhëtonin së bashku me shtetasin që posedonte armën e zjarrit.

Këta shtetas janë me precedent kriminal të mëparshëm në fushën e narkotikëve, shfrytëzimit të prostitucionit dhe atë të vjedhjes. Ata kishin marrë një mjet taksi dhe ishin nisur në drejtim të qytetit të Vlorës.

Nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna intensive për zbardhjen e qëllimit që kishte personi që qarkullonte me armë zjarri me vete.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Vranësirat herë pas here do të sjellin reshje të izoluara. Sipas Meteoalb,...

08:56

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43