Flash

Tragjedia e familjes shqiptare në Gjermani, ndërrojnë jetë dy vëllezër pasi u goditën nga treni, i treti shpëtoi mrekullisht

Lapsi.al 14 October 2020
Tragjedia e familjes shqiptare në Gjermani, ndërrojnë jetë

Dy vëllezër nga Komuna e Deçanit, kanë vdekur mëngjesin e djeshëm në Gjermani pasi ishin goditur nga treni. Të dy të rinjtë po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt shinave.

Ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut dhe lëndimet e marra ishin fatale pas goditjes.

Mehmet Arifaj, familjar i afërm i viktimave ka treguar se në momentin tragjik, bashkë me ta kishte qenë edhe djali i dytë i cili i ka shpëtuar aksidentit tragjik.

“Nëna e tyre ka qenë me ata dhe e ka dëgjuar tragjedinë. Si kam dëgjuar unë, ajo ka rënë në shok. Djali i dytë ka qenë me ata. Ka dashur zoti, ka pasur ymër është ndal dhe nuk ka vrapuar. Ky është 14-vjeçar, i madhi 17-vjeçar ndërsa i vogli 13-vjeçar.

Treni i cili kanë pasur ata për të shkuar në shkollë e kanë parë aty të ndalur. Ata kanë menduar se treni po ikë. Nuk kanë pritur fare duke i tejkaluar laurat tek hekurudha. Nuk e kanë menduar trenin tjetër që po vinte. Nuk e kanë parë duke ardhur dhe kanë vrapuar ku janë goditur më pas nga ky tren”, ka thënë Arifaj për Klan Kosova.

Të këshilluara

Si të kem një telefon të ri, pa shpenzuar?

Vjen në Shqipëri mënyra më e lehtë për të patur smartphone-in e preferuar, pa qenë nevoja të sakrifikoni kursimet tuaja. ONE Telecommunications e premtoi dhe e ...

19:21

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI