Flash

Nga nesër nis aplikimi i gjobave për ata që kapen pa maskë, nëse refuzon të japësh ID policia të shoqëron në komisariat

Lapsi.al 14 October 2020
Nga nesër nis aplikimi i gjobave për ata që kapen pa maskë,

Nga dita e enjte Policia e Shtetit do të gjobisë qytetarët që nuk mbajnë maska, sipas Aktit Normativ që ka miratuar qeveria. Uniformat blu kanë të drejtë të gjobitin çdo person me 3 mijë Lekë nëse nuk kanë maskë. Por si do të kontrollojë policia zbatimin e këtij rregulli?

Burime pranë Policisë së Shtetit, të cilët thanë se për kontrollin e qytetarëve nuk do të ngrihen pika kontrolli në akset kyçe, siç ndodhi gjatë karantinës. Policia do të nxjerrë patrullat në terren, të cilat në momentin që konstatojnë qytetarët pa maska, vendosin gjobën nëpërmjet kartës së identitetit.

Nëse një person nuk ka kartë identiteti me vete, ose refuzon ta japë atë, atëherë do të shoqërohet në polici dhe do lirohet pas konfirmimit të saktë të identitetit.

Ndërkohë Policia Rrugore ka marrë përsipër që të konrollojë të gjitha mjetet e transportit publik dhe makinat private. Nëse në urbanë konstatohen punonjës ose qytetarë pa maskë, do të gjobiten nga rrugorët.

Ndërsa në rastet e ndalimit të makinave private, kur personat nuk kanë lidhje familjare, gjithashtu do të ndëshkohen. Policia vetëm do të vendosë gjobën dhe të dhënat më pas do kalojnë në sistemin e faturës së dritave.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI