Flash

Pipero zihet ngushtë: Për maskën në publik kam dalë kundër vetes

Lapsi.al 14 October 2020
Pipero zihet ngushtë: Për maskën në publik kam dalë

Mjeku infeksionist ishte një nga mbështetësit e fortë kundër mbajtjes së maskës në publik. Pak ditë më parë ai ndërroi mendje dhe deklaratat e tij u bënë virale. I pyetur në emisionin “Historia ime”, ai u kap ngushtë dhe tha se situata e ka detyruar të dalë edhe kundër vetes së tij.

“Më lejoni paraprakisht t’i kthehem një deklarate që kam bërë muaj më parë në këtë televizion gjatë të cilës kam thënë që: “Unë Pëllumbi me eksperiencë 40-vjeçare, kam qenë, jam dhe do të jem kundër maskës në mjedis të hapur”, por për shkak të dëmeve që po shkakton ky virus, do të dal kundër vetes time dhe do e rekomandoja që maska të bëhet e detyrueshme edhe në ambiente të hapura.

Kanë ndryshuar shumë gjëra, ka shumë studime që janë kontradiktore me njëra-tjetër. Ajo që ka ndryshuar në konceptin tim është dinamika e jetës jashtë mureve të shtëpisë, jashtë mureve të institucionit”– tha Pipero.

Nga nesër, të gjithë shqiptarët janë të detyruar të vendosin maskat në vende publike. Kush nuk e bën këtë gjë, ndëshkohet me 3 mijë lekë gjobë dhe në raste përsëritje, gjoba është 5 mijë lekë.

Të këshilluara

Si të kem një telefon të ri, pa shpenzuar?

Vjen në Shqipëri mënyra më e lehtë për të patur smartphone-in e preferuar, pa qenë nevoja të sakrifikoni kursimet tuaja. ONE Telecommunications e premtoi dhe e ...

19:21

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI