Flash

Bizneseve u bien shitjet dhe fitimet me rreth 70% në 6 mujorin e parë, të vegjlit më të goditurit

Lapsi.al 8 October 2020
Bizneseve u bien shitjet dhe fitimet me rreth 70% në 6 mujorin e parë,

Të gjitha bizneset kanë raportuar rënie të shitjeve dhe fitimeve me gati 70% në 6 mujorin e parë të këtij viti, sipas tabelave të publikuara nga Banka e Shqipërisë në kuadër të anketimit që ajo ka bërë me 1300 ndërmarrje dhe që përkoi me kulmin e pandemisë.

Për bizneset e mëdha, rënia e shitjeve ishte -64% dhe e fitimeve me -62% në 6 mujorin e parë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bizneset e mesme shënuan një tkurrje të shitjeve dhe fitimeve përkaësisht me 76.6 dhe 71%.

Pandemia Covid- 19 i ka vënë në vështirësi më së shumti bizneset e vogla, me të ardhurat që u tkurrën me 72% dhe fitimet me 70% (shiko tabelat në fund).

Por edhe para pandemisë bilancet e bizneseve të vogla ishin të rënduara nga rënia e fitimeve. Banka e Shqipërisë në anketat periodike të gjendjes financiare të bizneseve ka gjetur se biznesi i vogël ka raportuar rënie të rezultatit financiar në mënyrë sistematike që nga viti 2016 deri në vitin 2020 .

Në 6 -mujorin e parë 2016, bizneset e vogla raportuan rënie të fitimeve me 28% në raport me 6 muajt paraardhës, teksa shihet së rënia me ritme dyshifrore ka vijuar për të gjithë periudhën derisa në gjashtëmujorin e parë 2020, për shkak të efekteve negative të pandemisë Covid -19 fitimet e biznesit të vogël shënuan rënie me 70% në raport me 6-mujorin e dytë të vitit 2019.

Në gjashtëmujorin e parë rënia ka qenë e pranishme edhe tek bizneset e mëdha të mesme përkatësisht me 70 dhe 71 për qind, por të dy këto grupe rezultati financiar ka qenë më rritje për periudhën 2016-2017.

Bizneset e mëdha kanë raportuar rritje dyshifrore të fitimeve në përgjatë periudhës, ku sipas grafikut bashkëngjitur rritja ka qenë mesatarisht 20-27%, ndërsa për ndërmarrjet e mesme normat e fitimit kanë pësuar rritje me të moderuar. Kjo kategori biznesi ka raportuar nivelin më të lartë të rritjes së fitimeve në 6 mujorin e dytë të vitit 2017.

Në grupin e ndërmarrjeve të përgjigjura ( 968 biznese), mbi 75% e secilit grup sipas madhësisë kanë raportuar fitim gjatë periudhës. Kjo peshë ka rezultuar më e lartë për ndërmarrjet e mëdha (rreth 84%) dhe më e ulët tek ato të vogla (rreth 75.4%). Krahasuar me periudhën e mëparshme, pesha e ndërmarrjeve që kanë raportuar fitim ka shënuar rënie për të tre grupet e ndërmarrjeve.

Nga 1300 bizneset e anketuara nga Banka e Shqipërisë në gjashtëmujorin e parë 2020, rreth 37% e ndërmarrjeve i përkasin sektorit të industrisë, rreth 29% sektorit të shërbimeve, rreth 15% sektorit të ndërtimit dhe rreth 19% sektorit të tregtisë.

Për ndërmarrjet të cilat raportojnë humbje, të tre grupet e ndërmarrjeve raportojnë balanca negative për nivelin e shitjeve, rezultatin financiar dhe zgjerimin e veprimtarisë apo rritjen e investimeve gjatë 6-mujorit të parë 2020. Këto balanca janë thelluar ndjeshëm lidhur me shitjet dhe rezultatin financiar.

Pritshmëritë e ndërmarrjeve me humbje janë pozitive për gjashtëmujorin pasues lidhur me nivelin e ardhshëm të shitjeve, rezultatin financiar dhe me zgjerimin e veprimtarisë për të gjitha madhësitë e ndërmarrjeve.

Këto pritshmëri janë më optimiste në lidhje me zgjerimin e veprimtarisë për të gjitha madhësitë e ndërmarrjeve, si edhe lidhur me rezultatin financiar të ardhshëm për ndërmarrjet e mëdha.

Në grupin e ndërmarrjeve të vogla, peshën kryesore e zënë ndërmarrjet që operojnë në sektorin e shërbimeve (rreth 44%), ndjekur nga sektori i tregtisë (rreth 24%). Nga ana tjetër, në grupin e ndërmarrjeve të mesme dhe të mëdha, peshën më të lartë e kanë ndërmarrjet e sektorit të industrisë (përkatësisht prej rreth 41% dhe 42%) dhe ato të sektorit të shërbimeve (respektivisht 23% dhe 26%)./B.H

Të këshilluara

Grabitet dyqani i celularëve në Durrës

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18.45 në lagjen 5 të qytetit të Durrësit. Sipas asaj që thotë policia në shënjestër të grabitjes ka qenë një...

21:01

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI