Flash

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi ësh...

18:17

Detaje të reja nga zhdukja e 3 të rinjve në Malësinë e Madhe

Lapsi.al 7 October 2020
Detaje të reja nga zhdukja e 3 të rinjve në Malësinë e

Vilson Çutaj, 37-vjeç, Klement Pepa, 21 vjeç dhe Daniel Pepaj, 25 vjeç nga Malësia e Madhe kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre që prej datës 3 tetor.

Prokuroria ka regjistruar dosjen për ngjarjen në fjalë me akuzë për ‘vrasje me paramendim’. Janë dy dëshmi të forta që ka prokuroria që mund të hedhin dritë në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Gazetarja e TCH Anila Hoxha thotë se sipas Prokurorisë, Daniel Pepaj rreth orës 21:00 të mbrëmjes ka ndaluar një person me makinë dhe i ka kërkuar që ta transportojë deri në fshatin Bajzë. Këtë e ka dëshmuar edhe vetë shoferi i kësaj makine.

Ndërkohë dëshmia e dytë e fortë që ka prokuroria është e vëllait të Vilson Çutaj i cili ka thënë se telefonata e fundit i ka thënë se do vonohen pak. Para se të niseshin drejt fshatit Zagor të rinjtë janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe thuhet se Daniel Pepaj të ketë vjedhur një sasi droge.

Sipas dëshmisë së vëllait të Vilson Çutaj ata i kanë kërkuar që të transportohen deri në fshatin Zagor dhe më pas ata janë larguar për tek vendi ku gjendej ‘plaçka’ (dyshohet kanabisi i vjedhur).

Daniel Pepaj, në sistemin TIMS nuk ka kaluar përmes pikës kufitare ku lihen gjurmë. Gazetarja tha se kultivuesit e hashashit, kanë nisur të ruajnë parcelat nga vjedhjet e njëri-tjetrit dhe jo nga policia. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Grabitet dyqani i celularëve në Durrës

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18.45 në lagjen 5 të qytetit të Durrësit. Sipas asaj që thotë policia në shënjestër të grabitjes ka qenë një...

21:01

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI