Flash

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi ësh...

18:17

Lubonja: Varhelyi duhet të dënonte atë që po ndodh në Shqipëri

Lapsi.al 7 October 2020
Lubonja: Varhelyi duhet të dënonte atë që po ndodh në

Analisti Fatos Lubonja thotë se miratimi i Kodit Zgjedhor në Parlament është një strategji e Edi Ramës për të mbajtur më gjatë pushtetin. Lubonja theksoi në News 24, se Rama me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kërkon që të vazhdojë përçarjen e opozitës.

“Edi Rama me këtë ndryshim synon që të mbajë pushtetin dhe përçarja e opozitës si më 2017, për të ka qenë shumë e rëndësishme, duke mbetur parti e parë. Kjo është e qartë si strategji e Ramës. Ilir Meta reagon më shumë, sepse ndoshta preket më tepër. LSI kishte rritje, për shkak se kishte pushtet.

Ajo që ndodhi më 2017 mund të vazhdojë edhe me PD-në, që edhe Partia Demokratike mund të pakësohet, nëse vota është e atij që është më i fortë për ta blerë. Opozita duhet të luftonte për koalicionet. Kam frikë se Edi Rama do iu marrë të gjitha llogoret opozitës e do i lërë lakuriq fare. Arbitri duket që është me njërën palë, me Ramën. Opozita duhet të bëhet njësh me problemet e popullit. Edhe për Kodin Zgjedhor, opozita duhet të thotë tek ambasadorët që nuk është i drejtë” – tha Lubonja që komentoi edhe vizitën e komisionarit për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

“Këtu nuk është çështja e Varhelyi, por e gjithë BE-së që mban ndaj rajonit. BE kërkon që të mbajë narrativën e tranzicionit për interesat e saj gjeopolitike, sipas formulës, që ju keni bërë hapa përpara, por mund të bëni edhe më shumë hapa përpara. Ajo që ka thënë Ralf Gjoni mendoj se është shqetësim që e kanë shumë persona, edhe presidenti e ka thënë, për shumë gjëra në vend, edhe për Kodin Zgjedhor.

BE flet për hapa përpara, ndërsa Shqipëria po bën hapa drejt shkatërrimit. Europa duhet të dënonte këto që po ndodhin, por vazhdojnë me narrativën e tranzicionit. BE do të mbajë unionin, siç kërkon të mbajë Rama pushtetin me narrativën që kam bërë përpara” – tha Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Grabitet dyqani i celularëve në Durrës

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18.45 në lagjen 5 të qytetit të Durrësit. Sipas asaj që thotë policia në shënjestër të grabitjes ka qenë një...

21:01

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI