Flash

Demokratët e Fierit zgjedhin nesër kandidatët për deputetë, 22 emra në garë (Lista)

Lapsi.al 7 October 2020
Demokratët e Fierit zgjedhin nesër kandidatët për

Nesër në orën 10:00 deri në 18:00 anëtarët e Partisë Demokratike Dega Fier, do të zgjedhin kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 25 Prillit. Për 16 mandate që ka qarku Fier në garën brenda selisë blu do të jenë 22 emra. Në listë, vihet re mungesa e dy emrave të njohur të PD-së, siç është ish-deputeti dhe ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, i cili është tejet aktiv si në media audiovizive dhe ato siclae, si dhe ish-ministri Genc Pollo.

Kjo lënie jashtë listës së Fierit nuk do të thotë domosdoshmërisht përjashtim, pasi mund të ndodhë si në rastin e ish-deputetit vlonjat Agron Shehaj, i cili u "largua" nga vendlindja për të garuar në Tiranë apo dhe rasti i Nokës i cili nga Kukësi do vendoset në kryeqytet. Priten surpriza se në cilat degë do të jenë si Alibeaj dhe Pollo, ky i fundit me merita të madha në PD, pasi ka marrë pjesë në themelimin e saj.

Njoftimi i PD Dega Fier

Neser dt. 08. 10. 2020. Nga ora 10:00 deri ne oren 18:00, ftohen te gjithe antaret e PD Dega Fier, prane zyrave te saj, me parimin nje antare nje vote, per te konfirmuar kandidatet per deputet.

Menyra e votimit:

Vendos shenjen X te kuadrati perbri emrit te kandidatit qe nuk deshironi te jet perfaqsuesi juaj. Pra nuk jeni dakorte me te.

Keni te drejte te kontestoni deri ne 4 kandidate.

Ose vendos X ne kuadratin ne fund te fletes se votimit, per ti votuar ne bllok te gjithe kandidatet.

Suksese Partise Demokratike te Shqiperise.

Suksese PD Dega Fier.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI