Flash

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi ësh...

18:17

PD: Edi Rama, sa herë kapet mat me premtimet e pambajtura, krizën e thellë ekonomike apo si shkaktar i largimit të rinisë, nxjerr vemjen e bashkisë të mashtrojë

Lapsi.al 7 October 2020
PD: Edi Rama, sa herë kapet mat me premtimet e pambajtura, krizën e

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi të mërkurën deklaroi se kryeministri Rama nuk jep dot më llogari për premtimet e pambajtura, prandaj nxjerr kreun e Bashkisë Tiranë që vetëm mashtron.

“Sa herë Edi Rama nuk jep dot llogari për premtimet e pambajtura, për krizën ekonomike ku e ka zhytur vendin, për mijëra të rinj që largohen çdo ditë, ai nxjerr vemjen e bashkisë që vetëm mashtron”, tha Këlliçi.

Përmes një deklarate për mediat, Këlliçi bën me dije se sado të përpiqet të mashtrojë, Rama nuk e fsheh dot të vërtetën e hidhur të mijëra studentëve që duhet të paguajnë tarifat e rritura, ndërkohë që të ardhurat u kanë rënë në minimum, të prindërve që akoma nuk kanë blerë dot libra për fëmijët e tyre, që nuk blejnë dot masaka e dezinfektant.

Sipas tij, gënjeshtrat e përditshme të Ramës dhe veglave të tij nuk e fshehin dot të vërtetën e mijëra bizneseve që po mbyllen çdo ditë.

“Sikur Rama të punonte me të njëjtin zell që gënjen, Shqipëria nuk do të ishte duke u zbrazur çdo ditë”, thekson Këlliçi.

Të këshilluara

Rama për 'Anti-shpifjen': Do miratohet

Kryeministri i vendit Rama përsërit se ligji i medias, i njohur ndryshime si paketa Anti-shpifje do të miratohet sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias. ...

12:31

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI