Flash

Serbia i kundërpërgjigjet Shqipërisë me notë proteste

Lapsi.al 7 October 2020
Serbia i kundërpërgjigjet Shqipërisë me notë proteste

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka thirrur të mërkurën ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçkan për t’i dorëzuar një notë proteste lidhur me deklaratat e bëra gjatë takimit të të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë më 2 tetor në Tiranë, për heqjen e kufirit mes këtyre dy të fundit.

“Deklaratat e tilla, të cilat përfshijnë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe krijimin e një Shqipërie të Madhe, paraqesin një arsye të justifikueshme shqetësimi, si për Republikën e Serbisë ashtu edhe për vendet e tjera të rajonit të angazhuara për ruajtjen e stabilitetit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në rajon”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme serbe.

Aty thuhet se nota e protestës potencon përpjekjet e përditshme të bëra nga zyrtarët e lartë serbë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe politike, dhe të tjera, me të gjitha vendet fqinje, me qëllim të përafrimit të qëndrimeve për të cilat nuk kanë pajtim, dhe në këtë frymë, presin nga zyrtarët e lartë të Shqipërisë që në të ardhmen të përmbahen nga deklaratat që prishin raportet dypalëshe midis Serbisë dhe Shqipërisë.

Raportet diplomatike mes Shqipërisë dhe Serbisë janë përshkallëzuar së fundmi. Veprimi i Ministrisë së Jashtme serbe pason atë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, e cila të martën e ka thirrur ambasadorin serb në Tiranë për t’i përcjellë Serbisë një notë proteste, pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vullin.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI