Flash

Trump surprizon me propozimin: Ish-shefi i Apple të drejtojë Nvidia-n

Lapsi.al 12 November 2026

Trump surprizon me propozimin: Ish-shefi i Apple të drejtojë Nvidia-n

Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar që ish-drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook, të marrë drejtimin e gjigantit të teknologjisë Nvidia, pas dorëheqjes së Jensen Huang. 

Trump reagoi në rrjetet sociale, duke vlerësuar punën e Huang dhe e cilëson Tim Cook si njeriun e vetëm të përshtatshëm për ta zëvendësuar.

“Tani që drejtori ekzekutiv i Nvidia, Jensen Huang, i cili ka bërë një punë fantastike, ka dhënë dorëheqjen, ekziston vetëm një njeri që mund të zërë vendin e tij: Tim Cook i Apple. Një legjendë zëvendëson një legjendë!”, thuhet në mesazhin e publikuar me emrin e Donald Trump.

Një kalim i mundshëm i Cook nga Apple te Nvidia do të përbënte një nga lëvizjet më të bujshme në historinë e industrisë së teknologjisë, duke qenë se bëhet fjalë për dy kompanitë më të mëdha në botë për nga kapitalizimi në bursë.

Tim Cook drejton Apple që prej vitit 2011, ndërsa Jensen Huang është bashkëthemelues i Nvidia dhe një nga figurat kryesore të revolucionit të inteligjencës artificiale. /Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI