Flash

Flet Anita Haradinaj: E vërteta e lajmeve se jam dhunuar nga Ramushi

Lapsi.al 7 October 2020
Flet Anita Haradinaj: E vërteta e lajmeve se jam dhunuar nga Ramushi

Portali botasot.info në Kosovë raportoi se në Urgjencën e Qytetit në Prishtinë, është paraqitur e rrahur dhe e dhunuar, Anita Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Sipas të njëjtave burime policia ka shkuar në shtëpinë e Haradinajt, ku ka marrë në pyetje çiftin se çfarë ka ndodhur.

Ndërsa Gazeta Express raporton se ka marrë në telefon Anita Haradinajn, e cila i ka konfirmuar se e ka lexuar artikullin e botasot.info, por mohon që ndaj saj të jetë ushtruar dhunë. Ajo thotë se është në Durrës dhe jo në Prishtinë, dhe shton se kurrë, Ramush Haradinaj nuk ka ushtruar dhunë ndaj saj.

“Po e kam pa (raportimin). Së pari, unë hiç s’jam në Prishtinë, jam në Durrës, e para e punës. Kështu që nuk janë të vërteta hiç, po nuk e di pse janë çu peshë. Edhe bash me ta thënë të vërtetën, prej kur jam martu unë, kurrë n’jetë s’ka ndodhë Ramushi me ushtru ndonjë lloj dhune. E s’po e di ku e kanë gjetë forcën me bë kësi thashetheme banale. Sepse roli i medias, unë jam në media, i kam 21 vjet, nuk është me bë thashetheme”, - u shpreh ajo.

Anita ka thënë se nuk ka në plan të padisë median që ka nxjerrë lajmin.

“Nuk jam marrë me këtë punë hiç, për arsye se nuk m’u ka dukë as e arsyeshme, as interesante, m’u ka dukë kot. Nuk është hera e parë që bëjnë (shkrime), duhet me mendu… E me ia nisë ashtu, duhet me nejtë nëpër gjykata me gënjeshtrat dhe rrenat, sidomos të “Botës Sot”, - përfundoi ajo.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria nuk ka bërë deri tani asnjë reagim zyrtar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Grabitet dyqani i celularëve në Durrës

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18.45 në lagjen 5 të qytetit të Durrësit. Sipas asaj që thotë policia në shënjestër të grabitjes ka qenë një...

21:01

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI