Flash

PD publikon VIDEON: Si Rama po kopjon programin tonë për kasat fiskale

Lapsi.al 29 September 2020
PD publikon VIDEON: Si Rama po kopjon programin tonë për kasat fiskale

Partia Demokratike thotë se kryeministri Edi Rama po kopjon keq programin e saj për ekonominë. Këshilltari për ekonominë në PD, Dorian Teliti ka publikuar një video që sipas tij tregon se si Rama dështoi me aksionin për vendosjen e kasave fiskale. Në videon e publikuar Rama kërcënonte bizneset në 2015-ën me sekuestrim të mallit dhe arrestim, por tashmë e ka harruar këtë aksion dhe sipas Telitit ka marrë detaje nga plani i PD.

“Iku kasa bashkë me inspektorët! Po për çfarë do i duhen tani kasat e tenderuara? Thjesht për të mbush xhepat me vjedhjen e radhës! Sa për biznesin e vogël, atë e ka shkatërruar totalisht! KUJDES! Kjo është fytyra e gënjeshtarit kronik! Ky është ai që për 7 vjet ka shkelur mbi mundin dhe djersën e shqiptarëve të ndershëm që punojnë çdo ditë. Koha ta largojmë të keqen po afron!” – thotë Teliti. ©LAPSI.al

https://www.facebook.com/dorjan.teliti/videos/10158612380988389/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI