Flash

Itali, arrestohet shqiptari me 10 mijë euro kokainë

Lapsi.al 29 September 2020
Itali, arrestohet shqiptari me 10 mijë euro kokainë

Mediat italiane shkruajnë se mëngjesin e ditës së djeshme policia hyri për kontroll në një apartament, që ndodhej në qendër të qytetit të Ankonas dhe gjeti e sekuestroi 3 kg e gjysmë kokainë si dhe 650 euro, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Si ra Policia në gjurmët e shqiptarit?

Hetuesit e kishin ndjekur për ditë me radhë shqiptarin, duke u përpjekur të kuptonin se ku e kishte shtëpinë e tij. Pas ndjekjes policia kuptoi se shqiptari megjithëse banonte në një adresë tjetër në Ankona, në të vërtetë po vazhdonte biznesin e tij në një shtëpi të dytë.

Kur policët hynë në shtëpi, ata gjetën prerje të shumta të celofanit të njohur për paketimin e kokainës. Ato ishin të vendosura mbi tavolinë.

Më pas ata gjetën kokainën që nëse do kishte dalë në treg do kape vlerën e 10,000 euro. Shqiptari synonte ta nxirrte kokainën në tregun e Ankonas në periudhën e vjeshtës dhe dimrit.

Aktualisht shqiptari ndodhet në paraburgimin e Montacuto, në dispozicion të Autoriteteve Gjyqësore.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI