Flash

Hapja e listave 100%, PD: Populli dhe perëndimi janë në anën e opozitës

Lapsi.al 29 September 2020
Hapja e listave 100%, PD: Populli dhe perëndimi janë në anën

Sekretari i PD për çështjet ndërkombëtare, Arben Kashahu shkruan në një postim zyrtar në FB se drafti i propozuar nga opozita në Këshillin Politik për hapjen e listave 100% mbështetet në masë dërrmuese nga shqiptarët. Sipas tij, me këtë lëvizje opozita tefkaloi dyshimet e çdokujt deh shkoi shumë më tej, duke akomoduar plotësisht pritshmëritë e votuesve shqiptarë për sistemin zgjedhor. Kashahu thotë se sot populli dhe perëndimi, janë plotësisht në anë të opozitës, dhe ky përbën një avantazh fatal të saj përballë mazhorancës.

Reagimi

Opozita për reformën zgjedhore është në linjë me partnerët perëndimorë dhe popullin shqiptar. Ka një pikëpjekje midis asaj cfarë kërkojnë shqiptarët nga sistemi zgjedhor, cfarë kërkon Opozita e Bashkuar në betejën e saj për zgjedhje të lira e të ndershme dhe cfarë kërkojnë ndërkombëtarët nga procesi i reformës zgjedhore. Është drafti i propozuar nga Opozita e Bashkuar në Këshillin Politik.

Opozita tejkaloi dyshimet e cdokujt për aftësinë e saj të gjente konsensus midis partive alete përsa i përket pozicionimit të saj përfundimtar lidhur me sistemin zgjedhor në Shqipëri. Ajo, shkoi shumë më tej, prodhoi një pozicion i cili ka akomoduar plotësisht pritshmëritë e votuesve shqiptarë për demokracinë e sistemit të tyre zgjedhor dhe po ashtu atë të ndërkombëtarëve për një reformë zgjedhore të gjithpranuar.

Pozicioni i opozitës mbështetet në masë dërrmuese nga shqiptarët të cilët kërkojnë hapjen e listave. Ndërkombëtarët, në vazhdimësi qartësojnë gjuhën e tyre dhe intensifikojnë kundërshtimet për projektin e ndryshimeve të njëanëshme të rregullave të lojës zgjedhore kur ajo ka kohë që ka nisur të zhvillohet. Ata mbështesin ndryshime gjithëpërfshirëse dhe konsensuale të këtyre rregullave. Ky është dhe pozicioni i opozitës në Shqipëri. Sot populli dhe perëndimi janë në anë të saj. Ky konstatim përbën një avantazh fatal të opozitës në raport me mazhorancën.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI